SPAK kërkon 4 vite burg për Vangjush Dakon

Këtë të martë SPAK-u ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për ish-kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako për shpërdorim detyre në dy raste 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK-u kërkon që të dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg. Prokuroria kërkon që Fatmir Ejupi, topograf, inxhinier të cilësohet fajtor për falsifikim stampash, formularësh dhe te dënohet me 3 vjet burg. Po ashtu, është kërkuar që Fiqiri Farruku, të cilësohet fajtor për falsifikim vulash stampash e formularësh të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa 2 vite për shkak të dënimit të shkurtuar.

Prokuroria kërkoi që Ardian Bulku të cilësohet fajtor për falsifikim dokumentesh dhe të dënohet me 3 vjet, 2 vjet burg me gjykim të shkurtuar. Për Bulkun të pezullohet ekzekutimi i vendimit. Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, theksoi se hetimi nisi në 2020 për “shpërdorim detyre” dhe bashkë me këtë çështje u bashkua dhe një hetim tjetër mbi procedurën e prokurimit për Promanade.

Sipas prokurorit Sotir Kllapi, të dyshuarit kanë paraqitur dokumente të rreme dy vjet pasi objekti ishte bërë. I pandehuri Vangjush Dako në bashkëpunim me Adhurim Qehajaj, nëpërmjet zbardhjes të vendimit të KRT, dy vjet pasi objekti kishte përfunduar, jo vetëm nuk ka marrë masa për zhvillimin e territorit, por edhe ka hapur legalizimit të paligjshëm.

SHKARKO APP