Spartak Braho: Impulset e reja nuk do të ndalen, brenda dhjetorit kabineti i rifreskuar

 

Pas lëvizjes në Ministrinë e Drejtësisë, deputeti i LSI-së Spartak Braho flet për ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar, i cili brenda dhjetorit pritet të jetë i rifreskuar.

“Këto janë impulse jo vetëm për ato që ka thënë kryetari Meta, por edhe për ato që ka thënë edhe kryeministri Rama. Burri luan, guri s’luan. Shpresojmë edhe për ndryshime të tjera. Gradualisht brenda këtij viti besoj se do ketë edhe përmirësime të tjera”,­deklaroi Braho për “News24”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe kryeparlamentari Meta la të kuptohej në prononcimin e tij për mediat sot pasdite se nuk mund të thoshte që s’ka ndryshime në kabinetin qeveritar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?