FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali: Në administratë ka të paaftë, parazitë…

Deputetja e PS Elisa Spiropali, duke folur nga Lushnja për “platformën e bashkëqeverisjes” tha se duhet një qeverisje “pa tepsixhinjtë, pa kushërinjtë, pa sëmundjet e vjetra…” siç u shpreh ajo.

Deputetja u ndal edhe te administrata dhe tha se ka të punësuar në të, të paaftë apo parazitë, siç i cilësoi, por janë ndëshkuar tashmë.

“Një administratë e denjë për një zhvillim të shpejtë për një Shqipëri që sheh përpara. Ne kemi gjithë gadishmërinë e energjinë për këtë ndryshim epokal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Platforma e qeverisjes është bërë pikë referimi nga qytetarët, halle njerëzore që janë ndarë në këtë platformë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në administratë ka të papaftë, parazitë që mund të kenë shkaktuar dëm të madh pikërisht për këtë arsye kemi edhe burrokratë të ndëshkuar, 66 të larguar, 44 vërejtje, paralajmërime, masa disiplinore, ndjekje penale etj.

Kjo është një armë e fortë që të gjejmë zgjidhje, Shqipëria s’ka asnjë mundësi tjetër vecse të kalojë përmes një administratë, meritore, që t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve”, tha Spiropali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?