FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali: Të rinjtë janë pasqyrimi i librave që lexojnë

Placeholder Image

Me nismë të Sekretariatit për Rininë në Partinë Socialiste është zhvilluar sot takimi i parë i klubit ‘Profesionistët e Rinj’.  Kjo strukturë e ngritur ka si qëllim identifikimin dhe mobilizimin e të rinjve të profesioneve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, me një eksperiencë të suksesshme në fusha të ndryshme, për t’i dhënë një vlerë të shtuar Partisë Socialiste dhe vendit në tërësi. Gjithashtu, ky klub do të shërbejë për ndërtimin e një kanali komunikimi me profesionistë të sektorëve të ndryshëm për të sjellë idetë më të mira në Partinë Socialiste.

Projektet më të mira që do të prodhohen nga grupet përkatëse, do të përkthehen në dokumente të rëndësishme për Partinë Socialiste, e më pas për strukturat në qeveri e Bashki.

Sekretarja e Rinisë në Partinë Socialiste, znj. Elisa Spiropali, duke i falenderuar për pjesëmarrjen dhe angazhimin konkret të këtyre të rinjve, tha ndër të tjera se: “Të rinjtë janë dimension i së ardhmes, pasqyrim i edukimit që marrin në shkollat tona, i librave që ata lexojnë. Të rinjtë kanë dëshira dhe ëndërra fisnike. Janë këto ëndërra që e çojnë botën përpara”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë takim ishin të ftuar sekretari për Organizimin Digjital në Partinë Socialiste z. Alfred Peza, deputeti z. Ervin Bushati, si edhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë z. Arbjan Mazniku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?