Statusi, Bregu i dërgon të fala Bashës (FOTO)
Anëtarët e Këshillit Kombëtar nisën të hyjnë një nga një rreth orës 18:00 në selinë e Partisë Demokratike.
Në këtë mbledhje do të diskutohen ndryshimet në statutin dhe propozimet e mbërritura pritet që të ngjallin debate me kritikët e Lulzim Bashës brenda partisë, kjo pasi Statuti do të vazhdojë të mos jetë pengesë për rikandidimin e tij nëse humbet edhe zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.
Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu duket se i ka dërguar të fala kreut të PD-së Lulzim Basha. Të paktën kjo arrihet të kuptohet nga mesazhi i postuar në faqen e saj në facebook, të kësaj fraze nga shkrimtari George Orwell, që në shqip përkthehet: “E shkuara u fshi! Fshirja u harrua! Gënjeshtra u bë e vërteta!” Përpara!.
Bregu kërkonte mbledhjen e Këshillit Kombëtar para dy vjetësh, por askohe mori një lum me kritika.
KOHA JONË SONDAZH

