Statuti i ri, bashkim apo noterizim i përçarjes së PD-së?!

Statuti i ri i Partisë Demokratike, për nënkryetarin Edi Paloka, garanton rregulla të qartë brenda kësaj force politike dhe i jep përgjigje të gjithë probleme të cilat muaj më parë ricikluan një debat dhe përçarje të brendshme. Por përtej kësaj, Paloka  thotë se bashkimi dhe afrimi i kontributeve nuk mund të garantohet vetëm nga statuti por gjithçka varet nga vullneti politik  i palëve, ndërsa e cilëson të pa drejtë qëndrimin e  ish-funksionarëve që siç thotë ai kanë marrë shumë nga Partia Demokratike dhe refuzojnë bashkëpunimin me kryetarin Lulzim Basha.    

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se projekt-statuti që u diskutua në Këshillin Kombëtar dhe që do të miratohet në Kuvendin e thirrur të dielën 29 prillit, është një dokument që sanksionon rregulla demokratikë të funksionimit të kësaj force politike.

Paloka thotë se bashkimi dhe sheshimi i zërave kritik kurrsesi nuk mund të garantohet vetëm nga një dokument siç është statuti, por sipas tij kërkohet vullnet nga të gjithë palët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paloka: Bashkimi dhe afrimi i njerëzve është çështje vullneti pastaj i gjithësecilit. Sa për kritikët e Bashës, janë shprehur jo vetëm tani por edhe më parë se nuk duan të bashkëpunojnë mne Bashën. Prandaj e them që është çështje vullneti. Nuk është normale e përsëris, aq më tepër për figura që me vite edhe kanë kontribuar por edhe kanë marrë shumë nga PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Listat ishin burimi i përçarjes dhe debatit brenda PD, e ky problem sipas Palokës gjen zgjidhje në statut.

Paloka: Ju jep mundësinë reale anëtarëve të BE të zgjedhin ata se nga kush duan të përfaqësohen qoftë në strukturën e PD por ajo që është më e rëndësishme edhe për kandidatët për deputetë.

Me statutin e ri Kryesia e PD-së tkurret pothuajse me gjysmen e anëtarëve, por Paloka mohon se ky vendim te jetë marrë për të perjashtuar zerat kritik.

Paloka: Menduam të rikthehemi në numrat e dikurshëm të Kryesisë së PD-së e cila ishte vërtet një organ funksional dhe që merrte dhe ajo vendime të rëndësishme nga ata që quhen kundërshtarët të Bashës, edhe ata e kanë pasur të njëjtin objektiv.

Duke komentuar rikthimin e Jozefina Topallit në Këshillin Kombëtar, nënkryetari i PD-së thote se vendimi nuk duhet të lidhet me emra konkretë, por me vlerësimin e kontributeve.

Paloka: Përderisa janë të gjithë ish-funksionarë të tjerë, Presidentë, kryeministër, kryetar partie, edhe kryetarët e parlamentit janë figura që kanë dhënë për PD dhe janë nga funksionarët e lartë të PD-së.

Të dielën, më shumë se 7 mijë delegatë do të miratojnë statutin e ri te PD, mbledhje ne te cilën janë ftuar edhe kritiket me te forte te Bashes, si Jozefina  Topalli, Ridvan Bode, Astrit Patozi dhe  Majlinda  Bregu.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?