Studiuesi Gazmend Kapllani nga SHBA: Shpallja e Berishës non grata, këmbanë alarmi për qeverinë jo për opozitën
Studiuesi i njohur Gazmend Kapllani dhe drejtor i katedrës së Albanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “De Paul” në Çikago të SHBA deklaron se shpallja non grata për Berishën është kambanë alarmi për qeverinë. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Kapllani bëri një analizë të zgjeruar për situatën që po kalon Shqipëria duke theksuar se se ky vendim ishte një bombë atomike për politikën shqiptare dhe ka domethënien se asnjë nuk është i paprekshëm. Kapllani thotë se padia e Berishës për sekretarin Blinken është një komedi ballkanike. Më poshtë intervista me Gazmend Kapllanin.
Zoti Kapllani, cili është mendimi juaj për vendimin e DASH dhe sekretarit Antony Blinken për shpalljen non grata të ish-kryeinistrit dhe ish-presidenti Sali Berisha?
Më vjen jashtëzakonisht keq që si shqiptar i Amerikës lidhem me Shqipërinë për të diskutuar diçka të tillë. E para, është turp dhe na vjen shumë rëndë që politika shqiptare në 30 vjet nuk ka gjetur asnjë moment që të na ketë bërë krenarë. E dyta, padia e Berishës është një komedi ballkanike. Nuk ka juridiksion asnjë lloj gjykate jashtë Amerikës që të padisë administratën amerikane. Ky është një vendim i Departamentit të Shtetit. Blinken nuk është një person privat që u zgjua dhe bëri një tëitter dhe tha që Berisha është i korruptuar. Dua të sqaroj disa gjëra që shoh që bëhet një diskutim shumë i madh në Shqipëri por si gjithmonë nuk diskutojmë gjërat thelbësore. Asnjëherë. Diskutojmë në një nënyrë si do ta humbasim këtë gjë thelbësore. E para e punës DASH nuk merr vendime kuturu dhe për hakmarrje personale. Vendimet e DASH dhe sidmos vendime të tilla bazohen në fakte dhe zakonisht kanë stradegji afatgjatë. Sigurisht është një vendim bombë atomike për jetën politike në Shqiëpri. Për njerëz si unë që pas rënies së komunizmit do mundeshim të krijonim një shtet të së drejtës minimalisht funksional për qytetarët shqiptarë është shumë e rëndë. Ne ndjejmë që dështuam.
E dyta dhe po flas me cilësinë e gazetarit, amerikanët u qasen disa vendeve që u intereson. Shqipëria u intereson amerikanëve fatmirësisht. Ka një stradegji afatgjatë. Kanë edhe disa principe përshembull të drejtat e njeriut. Thashë që më parë interesat e tyre janë ato stradegjike. Por ka edhe një filozofi morale. Nuk është e njëjta Rusia dhe Amerika kur bëjnë aleancat e tyre. Kjo reflekton një stradegji të politikës amerikane. Amerikanët kanë arritur një konkluzion që korrupsioni dhe krimi i organizuqr në Shqipëri është kaq galopant, është kaq sistematik saqë nuk lejon ndërtimin e asnjë institucioni të shtetit demokratik dhe e mban vendin nën vulën e destabilizimin politik gjithmonë. Është shkaku kryesor i një shoqërie që i kthehet gjithmonë një lloj cikli destabilizimi. Nëse amerikanët duan të na kenë aleatë, ne nuk mund të jemi aleatë të pabesueshëm në një lloj shteti të tillë xhungël. Unë dëgjoj diskutmet që bëhen në Shqipëri. E bëri këtë t’ja fusi Bashës. E bëri këtë t’ja fusi Ramës. Ishte i nxituar. Sigurisht keni të drejtën që t’i vlerësoni këto lloj vendime. Këto lloj vendime janë politike dhe morale. Por DASH nuk po e çon në gjyq Berishën. Por DASH dhe Amerika janë të interesuar që në Shqipëri të ketë një shtet funksional të së drejtës. Që të ketë edhe zhvillim dhe të jetë një aleat i besueshëm. Askush nuk ka marrë të dhëna. Në hartën e korrupsionit dhe të krimit të organizuar me kë jemi fqinj ne? A e dini me kë jemi fqinj? Jemi me Libinë, Hondurasin, Haitin dhe Perunë.
Ju thatë që jmi fqinj me Libinë, Hondurasin, Haitin dhe Perunë, por personi që është shenjë kundër korrupsionit është vetëm Sali Berisha?
Mund ta disktuojmë përse Sali Berisha dhe përse ky moment. Por mendimi im personal është se kjo është një kambanë e madhe, më e madhja e mundshme që mund të hidhej nga amerikanëet që ta dëgjojnë që të gjithë. Stradegjia që kanë ndjekur amerikanët me Shqipërinë është ajo që quhet “Hard Love” (Dashuria e ashpër) Amerikanët nuk investojnë kot në Shqipëri. Ata kanë investuar shumë për sistemin e drejtësisë. Ne kemi korrupsion totalitar. Nga pandëshkueshmëria ne mund të jemi fqinj me Libinë dhe Sirinë që është në luftë civile. Asnjë nuk dënohet në Shqipëri. Ka një pandëshkueshmëri totale. Dhe amerikanët vendosën që të japn një sinjal që drejtësië të shkojë përpara. Asnjë nuk është i paprekshëm.
Zoti Kapllani do desha të bënit një parashkim, çdo ndodhë në politikën shqiptare pas këtij vendimi të DASH për Berishën?
Shqipëria është një vend i paparashikueshëm. Analiza gjeostradegjike që u bë gjatë diskutimit në studion tuaj është e vërtetë, por besoj se luan një rol të rëndësishëm. Por nuk është vetëm ajo. Siç thashë, amerikanët kanë një filozofi politike dhe filozofi përqasje të Shqipërisë që korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri nuk po lë ndërtimin as të një shteti demokratik as të një shteti të stabilizuar. Problemi nuk është i amerikanëve. Problemi është i yni. Se i zoti e nxjerr gomarin nga balta, megjithëse ne gomari na ka rënë në moçal. Për ne, lufta ndaj korrupsionit nuk janë thjesht bakshishet që merr njëri, apo tjetri. Por është që ne kemi një shtet të kapur edhe nga krimi i organizuar. Ne kemi një shtet xhungël ku nuk funksionon drejtësisa. Përballja me të bëhet ekzistenciale për ne. Nga ato do varen edhe aleancat tona stradegjike. Jam shumë dakord me profesor Apollon Baçen që po ribëhen aleancat dhe hartat sidmos nga Biden i cili ka jetuar edhe Luftën e Ftohtë dhe kemi një lloj pjesë të dytë të Luftës së Ftohtë sepse të njëjtën protagosnitë janë, Rusia, Kina dhe SHBA. Fatmirësisht amerikanët nuk na kanë lënë vetëm. Me shtetin që kemi ne ne na shkojnë për shtat aleatë si Putini se sa Biden dhe Merkel. Kështu që duhet të ndërtojmë një shtet tjetër. Ose do bëjmë një analizë serioze përse arritëm në këtë pikë. Ku e lamë e ku na mbeti. Ose do merremi me Sorosin dhe të ëmën e Zeqos në majë të thanës.
Kush e ka mundësinë për të bërë korupsion, ai që është në pushtet apo ai që nuk është në pushtet?
Unë besoj që vendimi i DASH është afatgjatë. Ka stradegji afatgjatë. Besoj se është një vendim i shtyrë disa herë. Ka qenë gati për tu marrë dhe nuk është marrë. Përse u lajmërua tani? Këtë nuk e di. Gjithmonë politika ka momentet e saj që vendos. Jam i sigurt që edhe ata që janë në pushtet monitorohen nga shumë afër në këto momente. Kambana që ra unë e shoh më shumë për ata që janë në pushtet.