Subvencionet e fermerëve, Panariti: Favorizohen të mëdhenjtë

Në një dalje për mediat, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se skema e Qeverisë për mbështetjen financiare të fermerëve, bujqëve dhe blegtorëve ndëshkon të vegjlit dhe favorizon sipërmarrësit.

“Bujqësia po përgatitet të financohet nga skema që nxjerrin jashtë loje femerët e vegjël e të mesëm, bujqit dhe blegtorët e varfër, të cilët kanë nevojë urgjente për mbështetje financiare. Fondet favorizojnë vetëm të mëdhenjtë dhe të fuqishmit dhe mesazhi që jepet është i qartë: të mëdhenjtë të gëlltisin të vegjëlit. Ky konsiderohet edhe si qëndrimi i qartë i Qeverisë”, deklaroi deputeti i LSI-së.

Nga ana tjetër, Panariti bëri publik edhe propozimin e LSI-së. “Fondet e mbështetjes financiare për fermerët, blegtorët dhe bujqit të shkojnë si mbështetje direkte për ta, ndërsa sipërmarrja e madhe bujqësore të mbështet me kredi të favorshme, se për këtë qëllim Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me BERZH”, vijoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky model i përzgjedhur, sipas Panaritit nxit braktisjen e fshatit dhe të tokave bujqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?