Sulmi i SHBA në Siri, Mediu: Të ngrihemi ndaj atyre që…
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar pas sulmit të SHBA-së, Francës dhe Britanisë kundër Sirisë. Në një postim në facebook, Mediu shpreh mbështetjen për këtë sulm, por bën edhe thirrje kundër ndikimeve ruse në Ballkan dhe në Shqipërisë.
”Sulmi kimik i regjimit të Asad ndaj popullit të vet me armë kimike është jo vetëm një akt ç’njerëzor, por dhe një tregues se regjime të tilla nuk ndalen para asgjëje. Prandaj kjo situatë duhet të ngrejë në këmbë gjithë njerëzimin kundër Asad, por dhe atyre që e mbështesin, ky koalicion i së keqes është një kërcënim që po i afrohet edhe Ballkanit. Më shumë se deklaratat mbështetëse sot vlen një reflektim përgjegjësish përballë shqiptarëve dhe interesit kombëtar, jo vetëm për shkak se Rusia, por dhe aleatë të vjetër e të rinj që po shtrinë të keqen dhe konfliktet në Ballkan”,-shkruan Mediu.
KOHA JONË SONDAZH

