Supergrabitja në Rinas jehonë në mediat ndërkombëtare

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Rinas.

Reuters shkruan se “policia ekzekutoi një nga disa persona të armatosur në një shkëmbim zjarri, pasi ata u futën në aeroportin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe u larguan prej atje me një ngarkesë parash”.

Më tej, artikulli vijon si më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Hajdutët e maskuar dhe të armatosur u futën përmes hyrjes që përdoret nga shërbimet e zjarrfikëses dhe pasi morën paratë, u arratisën duke provokuar një ndjekje policore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitarët u thanë gazetarëve se tre personat e armatosur që kishin shënjestruar avionin për në Vjenë, që në atë moment kishte ndezur motorët në pistë, të veshur me uniforma ushtarake, u futen brenda dhe kërcënuan stafin me armë, duke marrë dhe paratë.

Policia, fillimisht konfirmoi një shumë të caktuar parash që ishte vjedhur, ndërsa raportimet e para flisnin për një shumë prej 2 milionë Euro, por më vonë u tha se mund të jetë pesë herë më e madhe.

Autorët shkëmbyen zjarr me policinë, gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, ndërsa një nga grabitësit humbi jetën.

Raportimet e medias nga vendi i ngjarjes, treguan se viktima kishte në trup një armë, një granatë dhe disa fishekë.

Reuters thekson se bankat e huaja me filiale në Shqipëri i nxjerrin kartmonedhat jashtë përmes aeroportit të Rinasit për në Vjenë, për shkak se banka qëndrore nuk i pranon depozitat e tyre në kartmonedha.

Dërgesat janë sulmuar disa herë vitet e shkuara, njëherë brenda në aeroport dhe dy herë në rrugën që të çon në aeroport.

Policia ka gjetur disa nga paratë e grabitjes së fundit, të cilat ishin futur në tenxhere presioni nën tokë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?