Surprizat e protestës së opozitës, ja statuja që u ngrit sot në sheshin “Skëndërbej”(FOTO)

Opozita do të protestojë sot në orën 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kreu i opozitës dhe aleatët e tij opozitarë u bënë thirrje shqiptarëve të bashkohen për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, 17 ditë pas denoncimit të parë që bënë nga selia blu për dosjen e vëllait të tij, të dënuar nga drejtësia italiane me 7 vjet e dy muaj heqje lirie.

Ndërkohë në Sheshin Skënderbej shfaqet statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një simbol tjetër i shpërfytyrimit të Drejtësisë nga pushteti është portreti i Ramës që ka zëvendësuar sytë e mbyllur të Drejtësisë së barabartë për të gjithë me syrin që ai i shkel krimit për ta favorizuar dhe mbrojtur atë.

Peshorja e drejtësisë, që duhet të ishte e barabartë, peshon nga mbrojtja e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, ndërsa Kushtetuta, që mbron të drejtat e qytetarëve të zakonshëm, është zhvlerësuar nga drejtësia politike e Edi Ramës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?