Tabaku i kthehet Ramës: Nuk më jepni urdhra mua, nuk jam vartësja juaj!
Kanë nisur debatet e forta mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku. Në një pikë të debatit, Jorida Tabaku i thotë Ramës “nuk më jepni urdhra mua, nuk jam vartësja juaj!”
Pjesë nga debatet
Rama: Përqendrohu.
Tabaku: Kam nevojë të fokusoheni te pyetjet.
Rama: Çfarë duhet të them unë i shkreti, kur ju më pyetët për buxhetin.
Tabaku: Të mos kalojmë nga një pyetje te tjetra.
Rama: Jo, jam te buxheti.
Tabaku: Të lutem, kjo propaganda, gropa me plehra…
Rama: Zonjë, më lini të flas.
Tabaku: E kuptoni pyetjen?
Rama: Nuk e kuptova, por e ndjej.
Tabaku: Lëri batuat e ironitë për jashtë. A jeni në dijeni se plehrat janë financuar me buxhetin e shtetit, meqë e doni kështu?
Rama: Jo e dua unë, por kështu duhet, se e dua shumë gjuhën shqipe.
Tabaku: Mos na trego çdo lloj gjëje.
Rama: O zonjë, s’po ju tregoj çdo lloj gjëje.
Tabaku: Mos na ngrij zërin.
Rama: S’po ngre zërin, por ju keni frikë.
Tabaku: Keni ju frikë nga ligji, se keni një ish-ministër në burg.
Rama: Mos më ndërprisni.
Tabaku: Urdhrat i keni për vartësit tuaj dhe jo për mua.
KOHA JONË SONDAZH

