Tabaku reagon pas raportit të DASH: Korrupsioni që vjen nga tenderët. Ju tregoj shifrat

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH, i cili thotë se korrupsioni për vitin 2017 në Shqipëri rezultoi i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputetja demokrate thotë se korrupsioni në vendin tonë vjen nga tenderët.

Sipas Tabakut, “Nga totali i tepsisë së parave publike të keqpërdorura nga qeveria Rama llogaritet se 30% e tenderave apo 85.5 miliardë lekë (65.5 milion euro) janë shpërndarë pa pasur një garë sikundër ligji e kërkon. Nga tepsia e tenderave, qeveria u ka dhënë oligarkëve 540 tendera që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 50.5 miliardë lekë (37.8 milion euro). Rreth 30% e pjesëmarrësve në garat e tenderave kanë qenë të vetëm, duke dëshmuar paracaktimin e fituesit apo kushte të vështira për të përjashtuar palë të treta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

POSTIMI I PLOTE
Korrupsioni që vjen nga tenderat

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjithësisht u zë më shumë besë shifrave dhe jo fjalëve, pasi jo rrallë këto të fundit përpiqen të mbulojnë shifrat. Po paraqes disa prej shifrave nga tepsia e tenderave që qeveria ka shpërndarë për miqtë e saj. Shifra të cilat i ka parasysh edhe Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e fundit mbi korrupsionin në gjithë sektorët e qeverisë Shqiptare.

Për vitin 2017 janë shpallur 8675 tendera me një vlerë totale prej 925 miliard lekësh (694 mln euro) që është një vlerë e barabartë me 31% të vlerës totale të tenderave në katër vjet.

Nga totali i tepsisë së parave publike të keqpërdorura nga qeveria Rama llogaritet se 30% e tenderave apo 85.5 miliardë lekë (65.5 milion euro) janë shpërndarë pa pasur një garë sikundër ligji e kërkon.

Nga tepsia e tenderave, qeveria u ka dhënë oligarkëve 540 tendera që i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 50.5 miliardë lekë (37.8 milion euro).

Rreth 30% e pjesëmarrësve në garat e tenderave kanë qenë të vetëm, duke dëshmuar paracaktimin e fituesit apo kushte të vështira për të përjashtuar palë të treta.

Në 1281 ose 26% të procedurave të prokurimit është kualifikuar si fituese oferta më e lartë por nëse do të zbatohej ligji dhe do të fitonte oferta më e ulët, do te kurseheshin 55.2 miliardë lekë (41.4 milion euro) ose 6% e vlerës total të prokuruar për vitin 2017.

55.2 miliardë lekë (41.4 milion euro) është fondi i nevojshëm për mirëmbajtjen e të gjithë rrugëve në Shqipëri, por qeveria vendos që të shpërdorojë paratë publike për oligarkët e të lërë “rrugët rrugëve”.

Prokurimet publike janë dëshmi e qartë e dështimit të turpshëm dhe vjedhjes së hapur që një qeveri e korruptuar ka prodhuar nga shtatori i vitit 2013 e deri më sot.
5c72b80e-4010-47a8-91c6-a085788a1182

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?