FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tabaku: Shtyrja e Ligjit të lojërave të Fatit, favor për klientët e Qeverisë

Për Partinë Demokratike, shtyrja e hyrjes në fuqi të lojërave të fatit lidhet me interesa klienteliste ndaj subjekteve pranë Qeverisë.

Në një prononcim për Mediat, Deputetja Jorida Tabaku, tha se ligji i miratuar prej kohësh do të kontribuojë në uljen e informalitetit në këtë sektor, gjë që nuk u vjen për shtat disa subjekteve.

“Nuk është absolutisht çudi për mua, në kuadrin e të gjitha vendimeve që kjo qeveri klienteliste ka marrë shtohet edhe kjo. Në mënyrë konkrete mund të lidhet edhe me interesa klienteliste që mund të kenë persona pranë qeverisë të cilët ndoshta kanë bërë lobim gjatë kësaj kohe dhe kanë arritur në këtë rezultat. Edhe vetë e pranonin që do të kishte të paktën 125 milionë dollarë të munguar në buxhetin e shtetit. Një qeveri e cila çdo gjë që nis e lë përgjysmë, një qeveri që nuk ka absolutisht asgjë seriozisht përveç i interesit të miqve dhe klientëve është shembulli më i mirë i shtyrjes së afatit të këtij ligji”, është shprehur Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtyrja edhe me dy vjet të tjerë të efekteve të ligjit të ri për lojërat e fatit është kërkuar nga një grup prej 6 deputetësh. Synimi duket se është që të mos zbatohen rregullat e reja, të paktën edhe në periudhën e Botërorit të Futbollit 2018.

Swiss Digital Mobile Reklama
Report TV - Tabaku:Shtyrja e Ligjit të lojërave të Fatit,favor për klientët e Qeverisë

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?