FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tahiri dorëzon sot mandatin e deputetit?

Paçka se dje, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se heq dorë nga mandati i deputetit, mandat i fituar në zgjedhjet e 25 qershorisht nga lista e PS-së për qarkun e Tiranës, ende nuk e ka konkretizuar një hap të tillë zyrtarisht.

Burime bëjnë me dije se në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë ende nuk ka një shkresë zyrtare ku me vullnetin e tij deputeti Tahiri të lërë mandatin.

Mësohet se akti zyrtar do të bëhet sot dhe më pas Kuvendi ja përcjell atë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që më pas bën zëvendësimin me kandidatin pasardhës, Spartak Braho. Megjithatë ky i fundit ende nuk ka një vendim nëse do të marrë apo jo mandatin e deputetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?