Tahiri: Drejtësia për “21 janarin” nuk është vendosur ende

“Drejtësia për “21 janarin” nuk është vendosur ende. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një takimi me Forcat Speciale.

Në fjalën e tij Tahiri u shpreh se janë marrë masat e duhura që “21 janarët” të mos përsëritën më në historinë e Shqipërisë. Fajtorët për këtë tragjedi, ata që vranë, fshinë kamerat e sigurisë, që dhanë urdhrin nuk kanë marrë dënimin e merituar, e për këtë arsye ministri Tahiri e sheh Reformën në Drejtësi si zgjidhjen e vetme që drejtësia të vihet në vend.

“Reforma në Drejtësi zgjidh një herë e mirë mundësinë që shteti nëpërmjet gjyqtarëve të korruptuar të vrasë për herë të dytë, si ka ndodhur për fat të keq me familjet e “21 janarit”, që ende sot nuk kanë drejtësi. Pra sot ata që vranë në 21 janar nuk janë dënuar. Ata që fshinë kamerat në 21 janar nga Kryeministria, nuk janë dënuar. Ata që dhanë urdhër për të vrarë, nuk janë dënuar” u shpreh Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond prej 160 milionë lekë për dëmshpërblimin e familjeve të katër viktimave që humbën jetën në mbledhjen e qeverisë pak para datës së 12 janar, datë kjo e cila përkon me seancën e fundit gjyqësore për tragjedinë. Tahiri u shpreh se është i bindur së ky dëmshpërblim nuk sjell drejtësinë e munguar por lehtëson sado pak dhimbjen e familjeve që kanë humbur familjarin e tyre të vrarë nga shteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është arsyeja pse në mbledhjen më të parë pas datës 12 janar ne morëm vendim për dëmshpërblimin e plotë të të gjitha vendimeve gjyqësore. Kjo nuk bën drejtësi. Kjo lehtëson dhimbjen e familjeve që kanë humbur familjarin e tyre të vrarë nga shteti në 21 janar”, deklaroi Tahiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?