Tahiri la mandatin, ja kur Prokuroria do kërkojë arrestimin?

Pasi dorëzoi zyrtarisht mandatin e deputetit, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u shpreh se do të dalë para ligjt si qytetar i thjeshtë. Sipas burimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që ta thërrasë për dëshmi javën që vjen.

Tahiri do të pyetet për lëvizjet e tij në Itali dhe Greqi, gjatë viteve 2014-2015. Në të dyja udhëtimet, ai ka përdorur automjetin tip “Audi”, të cilin ua kishte shitur Habilajve, përpara se të emërohej ministër.

Ish-ministri, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ka përdorur “Audin” e famshëm me targa të pandryshuara, në udhëtimet në Greqi dhe Itali. Organi i akuzës do të kërkojë arrestimin e Tahirit, vetëm nëse ka prova të reja që e rëndojnë më shumë pozitën e ish-ministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tahiri ka rimarrë mbrapsht pasaportën e tij të bllokuar me kërkesë të Prokurorisë, pasi Apeli ka argumentuar se ai nuk rrezikonte të largohej, për shkak edhe të funksionit të deputetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?