Tahiri lë mandatin, deputeti i PS: Mbi të ka vetëm një akuzë
Pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, bëri me dije lënien e mandatit, në selinë e Rilindjes (PS), nuk ka qetësi. Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, shprehet se ndaj Tahrit nuk ka akuza për përfshirje në trafikun e drogës me Habilajt.
I ftuar në studion e ”Report Tv”, anëtari socialist i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, tha se e vetmja akuzë ndaj Tahirit është ajo për dhënien e automjetit Habilajve dhe njohja me ta.
Sipas tij, prova e Tahirit me drejtësinë është që të provojë pafajësinë, ndërsa theksoi se ish-ministri i Brendshëm është vënë në qendër të akuzave politike edhe kur ishte në opozitë.
”Fakti që dorëzoi mandatin tregon thëniet që në krye të herës se akuzat janë politike. Nuk ka asnjë fakt të hedhur i cili bën prezent akuza të tjera ndaj Tahirit. E vetmja akuzë e bërë publike në rrjetet sociale, media, shtyp, është akuza për dhënien e makinës për Habilajt. S’ka asnjë akuzë tjetër që e bën atë të rrezikshëm. Është i vetmi individ që është ndeshur që nga koha kur ishte PS në opozitë. Dhe është dënuar. Jam i bindur se edhe sot Tahiri e dëshmoi se s’ka asnjë lloj sporti, s’ka nevojë as për mandatin e deputetit. Sot s’ka shkuar para drejtësisë ai që vrau katër njerëz në Bulevard, përmenda Rrugën e Kombit. Janë njerëz që jo vetëm nuk kanë dhënë llogari, por s’kanë dhënë as dorëheqje se kanë frikë të përballen me drejtësinë”,-tha Qefalia.
KOHA JONË SONDAZH

