Tahiri lë mandatin, Spaho në Kuvend: Pasi u prishën provat
Saimir Tahiri bëri me dije se sot dorëzon mandatin e deputetiti, dhe kjo u dëgjua në kohë reale në kuvend.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka qenë ndër të parët nga anëtarët e opozitës që ka reaguar pas dorëheqjes së Saimir Tahirit si deputet. Nga foltorja e Kuvendit ai u shpreh se dorëheqja e Tahirit si deputet ka ardhur vetëm pasi provat janë prishur provat për hetimet.
”Kryetrafikanti juaj lëviz i lirë. Nuk mund të thoni se luftoni drogë, kur ai del dhe kërcënon kryeministrin. Opozita nuk e akuzon tani, por e ka akuzuar me vite të tëra. Ai është i kapur me presh në duar. Nuk ka mundësi të kanabizohet e gjithë Shqipëria vetëm më Tahirin, por është ai së bashku me Ramën. Shqipëria është kthyer në delen e zezë prandaj nuk na hapin negociatat. Ai sot la mandatin, por para dy jave ishte këtu. Ai bëri sërish presion. I bëri presion edhe ministrit të brendshëm. Jeni bërë të gjithë rresht sot këtu sepse mbroni Tahirin sepse mbroni Edi Ramën, pushtetin tuaj. I prishët provat për hetimet, i humbi gjurmët dhe tashmë lë mandatin”,-u shpreh Edmond Spaho,
KOHA JONË SONDAZH

