Tahiri ndërhyn LIVE: E vërteta e gjuhës me kode, nuk do hesht…
Pas zhurmës që shkaktoi me prezencën në kuvend, pas 6 muaj mungesë sërisht ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur edhe një herë nëse ka materiale kompromentuese për Ramën.
Në një lidhje telefonike në emisionin ”Opinion”, Tahiri tha se prej gjashtë muaj po i bëhet gjyqi politik, ndërsa ka heshtur në respekt të drejtësisë. Tahiri tha se tashmë ka ardhur koha për të folur, pasi beson në vërtetësinë e fakteve.
”Unë se kuptoj se pse hidhni faji në arsyen se pse unë shkoj në Kuvend apo kam kërcënuar Edi ramën. Pasi unë nuk e kam në kulturë një gjë të tillë. Është e drejta ime që të marrë fjalën time për të gjithë këta muaj që kam qëndruar në heshtje. Unë do vazhdoj të dëgjoj, siç kam dëgjuar Lulin dhe Saliun. Për hir të respektit të drejtësisë, pasi unë jam nën hetim. Por kjo nuk do të thotë se Saliu dhe Luli do më bëjnë gjyqin moral. Unë kam të drejtën time të flas dhe kam bërë vetëm kaq. Nëse unë jam një bir nëne që kam gjashtë muaj që duroi lloj lloj akuzash dhe shpifje në kurrizin tim. Ndërsa nga ana tjetër ka shumë lloj lloj bij kurvash në daç po ta them që vuajnë varfërinë e këtij vendi. Nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”.
Me këto fjalë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e mbylli prononcimin për mediat jashtë sallës së Kuvendit ditën e sotme.
Nga ata tjetër, Tahiri foli nëse shkoi sot në kuvend për të kërcënuar Ramën. “Nuk e kuptoj pse hidhni fall për arsyet pse shkova në kuvend dhe arsyet pse kam kërcënuar Ramën. Nuk e kam në kulturë të kërcënoj njeri, nuk jap mesazhe përveçse drejtpërdrejtë. Kam të drejtën time të flas në kuvend dhe jashtë tij për të gjitha që kam dëgjuar. Siç kam dëgjuar në kuvend Saliun e Lulin. Unë këtë nuk e pranoj”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

