FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tahiri në Kuvend, Vasili: Çështja e tij krijon rezerva tek europianët

Rikthimi pas 6 muajsh i ish-ministrit Saimir Tahiri në kuvend, për opozitën shihet si pengesë për hapjen e negociatave. Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, akuzoi kryeministrin Edi Rama për papërgjegjshmëri.

”Në sallën e Kuvendit mungonte kryeministri i vendit. Është tragji-komike. Një kryeministër që predikon mirëkuptim, ka një papërgjegjshmëri, një ditë pasi Mogherini vjen nga Brukseli në Tiranë, ky nuk vjen dot nga kryeministria në parlament”.

Për Tahirin, Vasili u shpreh se skepticizmi europian vjen pikërisht nga kjo çështje dhe tha se është përcaktuese për të ardhmen e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Kjo është një çështje mes tyre por që dënon shqiptarët. Rezervat dhe skepticizmi europian që lë dyshime për vendimet e qershorit. Është lidhur me këtë çështje e konkretisht kjo e Tahirit, që diskutohet nga Perëndimorët. Është përcaktues për vendimin e ardhshëm”,-tha Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?