Tahiri: Nuk prisja t’i dëgjoja këto nga ty Blush. Ti nuk je më socialist

Ministri i Brendshme Saimir Tahiri ka reaguar ndaj akuzave të bëra sot në adresë të Kryeministrit dhe mazhorancës nga deputeti Ben Blushi. Tahiri tha se kritikat dhe akuzat mund ti mirëkuptonte nëse bëheshin nga opozita, por jo nga deputeti Ben Blushi.

“Mund t’i dëgjoja këto nga PD, por jo nga ty Blush.

Kjo nuk ka të bëjë as me detyrën, as me punën që bëj sot. Kush i mbron këtu nga ne këta që po përmend, unë , Gramozi, Bashkimi, Erjoni? Kush i mbron këta?. Unë nuk besoj se ky parlament ka më shumë kriminelë…”,- tha Tahiri.

Tahiri tha se sipas tij, Blushi nuk është më socialist.

“Ti the se nuk je më socialist se në mbrojmë krimin, etje. Edhe sipas meje ti nuk je më socialist, por ne ndahemi në shumë gjëra më PD-në. Në nuk mbështesim asnjë person me precedentë penalë. Ky është qëndrimi ynë. Në mbrojmë këto që është vënë në akuzë nga Berisha kot më kot, pa asnjë provë dhe ndahemi me ata kur kanë probleme me drejtësinë. Ky është ndryshimi ynë me PD”,- tha Tahiri.

Tahiri tha se nuk priste t’i dëgjonte ato fjalë nga Blushi, megjithëse kishte dëgjuar shumë më shumë nga Berisha.

Nuk u preka pak nga ajo që dëgjova. Për sa kohë kjo foltore është kthyer në atë të akuzës dhe gjykimit ndaj kujtdo pa asnjë kufi moral e respekt ndaj atyre që në këtë sallë as kanë pasur, kanë e do kenë ndoshta mundësinë e as është e drejtë ti quash si pjesë e PS të lidhur me krimin, bandave e me radhë. Unë hyj te ata që jam akuzuar nga opozita e Berisha pafundësisht, kam dëgjuar që edhe bombat në shtëpinë time i kam vënë vetë, që jam i lidhur me drogën e jam mafioz, që drejtoj trafikun e drogës, kultivimin, e atje lart janë ca të rinj, e jashtë sallës të tjerë, që s’na kanë kusur të dëgjojnë akuza, e as për parti të mbrojnë banditët. I fundit që do doja të dëgjoja të tilla gjëra je ti Blush, se është një gjë ta dëgjosh nga Saliu e opozita se kjo është pjesa e të bërit politikë, por jo nga ty e të thuash që s’je socialist se socialistët mbrojnë kriminelët nuk e pranoj, jam i fyer. Kush i mbron banditët këtu? Unë, Dashi, Pandi, Gramozi, Erjoni e me radhë?”- tha Tahiri.

SHKARKO APP