Tahiri shkatërroi provat, Basha: Të iki Rama, hap rrugën drejtësisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për mediat, thotë se edhe pse ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, ai vazhdon të mbrohet nga ana e Edi Ramës.

”Dorëzimi i mandatit është konfirmimi se Edi Rama është ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë, ndërsa kjo është loja që vazhdon. Saimir Tahiri rezistoi; Rama i ktheu deputetët në gjyqtarë. Do të ishte një lajm i mirë 6 muaj më parë, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda e bëri kërkesën për arrestimin e tij. Por Edi Rama e mbrojti me qëllim që të fshijë të gjitha provat. E vetmja provë deri tani janë 830 mijë eurot e kapura në makinën e Orest Sotës dhe patentat e Saimir Tahirit”, tha Basha.

Ndërkohë më tej, kreu i PD thotë se vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës i hapin rrugë drejtësisë. Basha thotë se Prokuroria e kapur nuk vepron dot, dhe se Rama është provuar si pengesa e vetme për integrimin e Shqipërisë

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të ishte një lajm i mirë nëse Saimir Tahiri 6 muaj më parë do të pranonte të dorëzonte mandatin, por në fakt ndodhi e kundërta. Ai rezistoi dhe Rama i ktheu deputetët socialist në gjyqtarë. Saimir Tahiri e shfrytëzoi imunitetin për të shkatërruar provat. Ai e pastroi banesën e tij nga gjurmët e drogës. Kjo dorëheqje pas Edi Rama emëroi Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm. Atij i duhej një prokuror pa vetting. Kështu mund të ishte i sigurt se Saimir Tahiri nuk mund të hetohej dhe Rama do të shpëtonte. Vetëm pas këtyre akteve dhe presionit të drejtpërdrejtë nga Gjermania ndaj Edi Ramës, erdhi dorëheqja e Tahirit, si mashtrim për Gjermaninë si mashtrim për Europën. Saimir Tahiri Mbetet në dorë të Ramës, sikundër Rama mbetet në dorë të Tahirit, ky është kodi i mafies. Ramës i duheshin milionat e drogës për të blerë zgjedhjet. Kjo është arsyeja që Edi Rama vazhdon të bllokojë zbardhjen e të vërtetës nga komisioni hetimor “Tahiri”. Dokumentet në këtë skemë do të tregojnë se Tahiri është një levë, që Rama e përdori për të kanalizuar vendin. Vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës i hapin rrugë drejtësisë”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?