Takimet në Elbasan, reagon Balla: Basha i gënjeu fermerët e Shushicës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar sot në fshatin Shushicë të Elbasanit, ku është takuar me fermerë ku theksoi se nuk ka pasur asnjë investim në infrastrukturën bujqësore, dhe asnjë investim në rrugën e fshatit.
“Sapo erdhëm nga rruga që ishte copë-copë. Subvencione nuk ka për bujqësinë, por ka diçka: taksat paguhen një më një, karburanti me çmimin më të lartë. Pa asnjë rimbursim, taksa e karburantit e plotë, uji e energjia lek më lek…I paguajnë por nuk marrin mbrapsht asnjë investim nga shteti. Ajo që kanë marrë është një braktisje nga shteti”- tha Basha.
Duke marrë shkas nga këto deklarata, ka reaguar deputeti socialist i Elbasanit Taulant Balla, i cili akuzon Bashën se gënjeu fermerët e Shushicës.
“Sot zhvillova një takim me përfaqësues të Biznesit të Vogël të Elbasanit. Po sot në Shushicë, pinoku Lulezim u tha fermerëve të Elbasanit se do të paguajnë TVSH 20%, ndërkohe që ata s’kanë asnjë lidhje me TVSH, të cilës Lulezimi s’i di as kuptimin e jo më se si funksionon! Mjerë kush i shkon mbrapa këtij Pinoku dhe Maçokut e Dhelprës që e përdorin si një kartë për ta djegur komplet në zjarrin e frikës nga drejtësia!”- u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
KOHA JONË SONDAZH

