Takimi me Macron, Gjonaj: Kënaqësi e veçantë, forcim i bashkëpunimit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka qenë pjesë e konferencës ”No money for terror”, e mbajtur në Paris, ku thelbi mbetet lufta kundër terrorizmit. Pas këtyre takimeve të rëndësishme edhe për Shqipërinë, Gjonaj ka postuar në Twitter foto nga aktivitetet.

Ministrja së bashku me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafën, patën mundësinë të takonin Presidentin Francez, Emmanuel Macron, nga ku morën mbështetje për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

”Kënaqësi e veçantë, të shkëmbenim mendime të rëndësishme me Presidentin Macron dhe homologen franceze, Nicole Belloubet. Forcimi i bashkëpunimit institucional dypalësh dhe më gjerë me vendet e Aleancës, garanci për suksesin e luftës kundër terrorizmit”, shkruan Gjonaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë koferencë, Gjonaj e vlerëson si të frytshme, pasi do të sjellë angazhime dhe bashkëpunime me Francën, për çështjet e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë për luftën kundër terrorizmit, si pjesë e një axhende të përbashkët.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Së bashku me ministrin e Brendshëm në konferencën ”No money for terror” në Paris. Diskutime të frytshme dhe angazhime konkrete për bashkëpunime të mëtejshme në çështjet e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë për luftën kundër terrorizmit, si pjesë e një axhende të përbashkët”,-shkruan më tej Gjonaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?