Takimi me shefin e NATO-s në Bruksel, Presidenti Begaj zbulon se për çfarë do të bisedojnë

Presidenti Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në NATO, më datë 7 Mars. Kreu i shtetit do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të diskutojë lidhur me zhvillimet strategjike dhe të sigurisë në krahun lindor të NATO-s dhe Ballkanin Perëndimor.

Temë e diskutimeve do të jetë vijimi i mbështetjes për Ukrainën; angazhimi dhe kontributi i Shqipërisë në NATO, si edhe pritshmëritë për Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në korrik të këtij viti.

Në këtë vizitë zyrtare, Presidenti Begaj do të shoqërohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Arben Kingji dhe anëtarë të kabinetit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është vizita e parë zyrtare në NATO e Presidentit Begaj në cilësinë e Presidentit të Republikës. Në përfundim të takimit, në orën 13:00, Presidenti Begaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?