FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takimi në Vatikan, zbulohen dhuratat që shkëmbyen Presidenti Begaj dhe Papa

Presidenti shqiptar Bajram Begaj dhe Zonja e Parë së bashku me dy djemtë e çiftit, u pritën këtë të premte nga Papa Françesku në Vatikan.

Kreu i shtetit e falënderoi Atin e Shenjtë për audiencën, duke iu referuar marrëdhënieve historike e shumë shekullore mes shqiptarëve dhe liderëve të tyre me Selinë e Shenjtë, shprehu mirënjohjen e thellë për gjithçka që Shteti i Vatikanit ka bërë për popullin shqiptar, sidomos pas ndryshimeve demokratike në vitet ’90.

Në fund të takimit Papa i dhuroi presidentit Begajt një majolikë që përmbante një statujë të Shën Pjetrit. Kurse Begaj nga ana tjetër i dhuroi Papës një mozaik prej druri ku shfaqet një gua me veshje tradicionale shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?