Taulant Balla: PD kërkon të heqë vëmendjen nga thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur jashtë sallës së Kuvendit lidhur me bllokimin e foltores së Kuvendit nga kreu i PD Sali Berisha dhe deputetë demokratë.
Balla tha se kjo bëhet me qëllim heqjen e vëmendjes nga thirrja e djalit të tij Shkëlzen Berisha në SPAK dhe provat e reja të zbuluar mbi ngjarjen e 21 Janarit.
“Situata e krijuar sot në Kuvend ka lidhje me thirrjen në SPAK të djalit të Sali Berishës. E mbani mend që në janar 2019 kur Berisha ishte njohur me faktin që në SHBA kishte nisur procedura për shpalljen e tij non grata, e njëjta situatë ndodhi në Kuvend.
Kjo lidhet me situatën e bllokimit të Kuvendit. Nikolla bëri vendimmarrjen e duhur për zhvillimin normal të Parlamentit. Jemi gjendur para disa shkeljeve të rënda të Rregullores nga Berisha e jo vetëm.
Seanca bllokohet sepse ata nuk duan të votojnë, duan të heqin vëmendjen nga provat e reja të 21 janarit”, ka deklaruar ai.
KOHA JONË SONDAZH

