Taulant Balla, takim me Presidentin Begaj: PS do t’i fitojë zgjedhjet kurdo që t’i caktojë kreu i shtetit

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begajn në Presidencë.

Takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve për datën e zgjedhjeve lokale.

Në dalje nga Presidenca, Balla u ndal në një prononcim për mediat, ku tha se PS nuk ka qenë e prerë për një datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai pohoi se PS është e gatshme që të hyjë në zgjedhje dhe t’i fitojë ato në datën e caktuar nga presidenti Begaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Palët duhet të respektojnë pikë së pari kompetencën e presidentit, pasi është ai që ka kompetencë dhe të përcaktojë se cila do të jetë data e zgjedhjeve. Zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15 prill – 15 maj, duke marrë parasysh ndonjë ditë që mund të jetë festë zyrtare. S’kemi qenë të prerë në një propozim tonin apo sugjerim për një datë të caktuar, pasi besojmë se presidenti duhet të marrë në konsideratë të gjitha propozimet. PS është e gatshme që të marrë pjesë në zgjedhje, dhe t’i fitojë ato në secilën datë që do donte presidenti. Ajo që vërej, një vlerësim maksimal, gatishmëria e presidentit për të dëgjuar të gjitha palët”, tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?