“Të fortët” e Laçit janë kthyer në biznesmenë ose politikanë!

I ftuari i emisionit “Provokacija” të gazetarit Mustafa Nano ishte Artan Hoxha, gazetar në kronikën e zezë. Diskutimi u nis me kërcënimin me armë të gazetarit të kronikës Julian Shota në Laç dhe rëndësinë e kësaj ngjarje, pasi gazetari në fjalë ishte një reporter i thjeshtë sepse askush nga forcat politike nuk kishte interes të mbronte atë.

“Rasti i Laçit është tipik i një personi i cili nuk ia bën syri tërr dhe të ve pistoletën në kokë. Nuk ka patur asnjë lloj bisedimi me gazetarin, i është marrë targa, edhe i është bërë me dije se “të pashë” dhe ishte i identifikuar nga personi që u kërcënua.”

Ai u shpreh se në këtë qytet është e rrezikshme të jesh korrespondent, në Laç nuk ka gazetarë të tillë pasi askush nuk guxon ta bëjë atë. Kjo ndodh pasi për shumë elemente, si psh mënyra se si është formuar Laçi si qytet, dobësia e instuticioneve dhe prezenca e personave me precedent penal, të cilët kanë aktivitet jashtë Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas gazetarit Hoxha, “të fortët” e Laçit nuk dalin që të flasin për bëmat e këtij qyteti sepse disa prej tyre janë bërë biznesmenë dhe kështu dëmtojnë biznesin e tyre, ndërsa të tjerë janë futur në politikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?