“Të vegjlit”, Rama: Përfshirja në TVSH e çdo biznesi mbi 2 mln xhiro në vit nuk sjell asnjë efekt negativ

Në vijim të dialogut të nisur me biznesin e vogël, që do të vazhdojë, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kreu i financave Arben Ahmetaj po zhvillon një takim me për faqësues të biznesit të vogël.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama përsëriti qëndrimin e Qeverisë se përfshirja në TVSH e çdo biznesi mbi 2 milion xhiro në vit nuk sjell asnjë efekt negativ mbi të vegjlit.

“Por mbyll kanalet e evazionit të të mëdhenjve, si edhe për të nxjerrë përfundimin e duhur për rritjen e pragut të xhiros mbi 10 milion lek të reja në vit, me qëllim mosrritjen e taksës aktuale të fitimit për të gjitha bizneset e vogla që sot gënjejnë me qëllim që t’i shmangen kapërcimit të pragut aktual 8 milion”- u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ministri i Financave bëri të ditur se me udhëzim të kryeministrit nuk do ketë gjoba për deklarim të gabuar deri më 31 dhjetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahmetaj theksoi se ulja e pragut për TVSH-në nuk ka asnjë rritje kostoje për biznesin. Ai tha se ky vendim nuk bëhet për të mbushur buxhetin nga biznesi i vogël.

“Do të jetë një deklaratë shumë e thjeshtë me 4 ose 6 kuti të thjeshta që nuk iu kërkon as të keni kontabilist, as të keni llogari të detajuara, ato do t’i mbani për vete dhe do tju bëjë të mundur të keni një deklarim të thjeshtësuar që t’ju pozicionojë në zinxhirin e transaksionit që mund të jetë kreditimi. Kryeministri ka kërkuar që të ketë një kujdes të veçantë gjatë periudhës që deklaroni për herë të parë. Nuk do ketë asnjë gjobë deri në 31/12 për deklarim të gabuar. Ka qenë udhëzim i kryeministrit dhe ne e kemi kthyer në urdhër për drejtorinë e tatimeve”, u shpreh ministri.

Ahmetaj tha se bizneset do informohen nga administrata tatimore se si bëhet deklarimi.

“Nga ulja e dyshemesë preken rreth 9775 biznese. Këto sipërmarrje të vogla po vizitohen për t’u informuar në detaje si bëhet deklarimi. Janë mbi 600 sipërmarrje që vizitohen rregullisht. Ne kemi hapur një kënd informimi për çdo sipërmarrje të vogël, për çdo paqartësi që përveç vizitave për vizitorët vetëm për t’ju ndihmuar dhe bërë pyetjet tuaja ju mund të shkoni atje. Unë pata një bisedë dje me një nga përfaqësuesit tuaj dhe rreshtuam me të drejtë të gjitha ato probleme, halle dhe mbështetje që ka dhënë qeveria. Më vjen mirë që kryetari rreshtoi një nga një që nga momenti që kemi bërë taksën zero, ulëm nivelin, etj. unë dëgjova edhe problemet që ka sipërmarrja e vogël. Kemi bërë një plan që së bashku të kemi 3-4 iniciativa dhe besoj që me biznesin e vogël që ne e shohim si një furnitor në ekonomi punësimi ne do kemi një bashkëpunim të thellë dhe të detajuar.
Qëllimi ynë skanimi i biznesit të madh. Nga biznesi i vogël vjen 0.08 % e gjithë TVSH-së”, u shpreh Ahmetaj.

Denoncimet e biznesit për tatimorët, Rama jep këshillën:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me biznesin në lidhje me uljen e pragut të deklarimit të TVSH-së ku janë sqaruar sërish biznesmenët për deklarimin dhe janë dëgjuar problemet e tyre.

Ndërsa biznesi ka pasur disa ankesa, disa prej tyre në lidhje edhe me kasat fiskale dhe mirëmbajtjen që sipas tyre kanë kosto të lartë. Nga biznesi u shprehën shqetësime edhe për inspektorët tatimorë, sjelljen e paligjshme dhe kontrollet e tyre.

Nga ana tjetër kryeministri ftoi biznesin të denoncojë në platformën Shqipëria që duam, duke e krahasuar me ilaçin që mbyt mushkonjat.

“Nuk erdha këtu për të bërë një pasqyrë globale që nga raporti i DASH deri tek bashkitë sepse është një temë që bëhet e pamenaxhueshme. Erdha për TVSH-në dhe për të diskutuar në lidhje me gënjeshtrat dhe si të dalim nga bota e gënjeshtrave dhe që biznesi i vogël të relaksohet në lidhje me tavanin.
Dëgjova që janë rritur taksat. Më thuaj një taksë që u rrit për biznesin e vogël. Taksat për biznesin e vogël janë ulur. Flas për tarifat kombëtare, të bashkive janë më vete. Qeveria që unë drejtoj ka ulur taksat, nuk ka rritur taksat. Taksa e biznesit të vogël u bë 0, u hoq tatimi i dyfishtë. Është ulur 100% dhe 50%. Çfarë takse i është rritur? Thua për karburantit, është e vërtetë. Ne kemi vendosur një taksë tek karburanti për të mos vendosur taksa të tjera. Kur ne kemi marrë qeverinë në 2013 ishim në buzë të greminës, rrezikonim të mos jepnin rrogat dhe pensionet në fund të dhjetorit.
Kjo qeveri nuk ka rritur taksa, ka rritur vetëm dy taksa po më gjetët të tretën hajde. Çmimi i energjisë nuk është taksë.
Nëse ju keni njëherë problem me inspektorët për mënyrën se si sillen unë kam dy herë. Nëse ju ndiheni një herë të fyer unë jam dy herë i shqetësuar sepse është fytyra e shtetit. Doni t’i vini në rresht, e keni shumë të thjeshtë. Platforma shqipëria që duam është ilaçi që i ngordh të gjitha mushkonjat por duhet ta përdorni”, deklaroi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155764797571523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?