
Tensione të forta ka pasur në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvend.
Deputeti Flamur Noka ka goditur me shishe uji Taulant Ballën, teksa ky i fundit po fliste nga vendi.
Menjëherë ka ndërhyrë Garda e Republikës, e cila nuk ka lejuar Nokën që të vijonte më tej.
Pas këtij incidenti në parlament, ka ndërhyrë kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali. Ajo i ka thënë Nokës se është i përjashtuar.
