Tensionet mes Uashingtonin dhe Pekinit. A rezultoi e suksesshme vizita e sekretares së Thesarit të SHBA-së në Kinë?!

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen ka përfunduar një udhëtim katër-ditor në Kinë, me qëllim rindërtimin e urave midis dy vendeve. Por a ishte i suksesshëm udhëtimi i Yellen në Pekin? Sipas disa idikatorëve mund të thuhet që po, shkruan BBC.

SHBA dhe Kina po komunikojnë sërish me njëra-tjetrën, ballë për ballë, me mirësjellje dhe respekt, ndonëse ende jo ‘ngrohtësisht’. Është një kontrast i fortë nëse do ta krahasonin me komunikimin që kanë pasur gjatë administratës së Donald Trump. Toni dhe përmbajtja nga të dyja anët është më pozitive dhe më e matur.

Yellen tha se udhëtimi i saj do të ndihmonte në ndërtimin e një “kanali elastik dhe produktiv komunikimi me ekipin e ri ekonomik të Kinës”. Në mars të këtij viti, pjesa më e madhe e nivelit të lartë të qeverisë kineze u zëvendësua me burra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefi i ri ekonomik i vendit, He Lifeng ishte dhe më i vlerësuari i presidentit kinez. Të shtunën, Janet Yellen kaloi pjesën më të madhe të ditës me zotin He. Ajo tha se bisedimet e tyre kishin qenë “të drejtpërdrejta, thelbësore dhe produktive”, edhe pse pranoi se të dy palët kishin “mosmarrëveshje të rëndësishme”. Gjatë gjithë vizitës së saj, Yellen u përpoq të bindte mikpritësit e saj kinezë se nën Presidentin Joe Biden, Amerika nuk është armiqësore ndaj Kinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne nuk e shohim marrëdhënien tonë në kushtet e konfliktit të fuqive të mëdha. Ne nuk kërkojmë të shkëputim, ekonomitë tona nga njëra-tjetra”, është shprehur ajo. Duket se administrata Biden po përpiqet të demonstrojë se politika e saj për Kinën nuk është thjesht një vazhdim i armiqësisë së hapur të administratës Trump ndaj Pekinit.

A ia doli?

Për këtë duhet të presim edhe reagimet nga pala kineze. Por siç thuhet, veprimet flasin më shumë se fjalët. Dhe nga këndvështrimi i Pekinit, disa veprime të fundit të administratës Biden nuk janë asgjë tjetër veçse miqësore.

Janet Yellen teksa foli në një konferencë për shtyp tha se SHBA-të tani po lëvizin për t’i zgjeruar ato kufizime ndaj eksporteve të tjera të teknologjisë së lartë në Kinë, ndërsa mbështeten fort tek aleatët e saj, nga Japonia në Gjermani, në Holandë. Tensionet mes dy vendeve u shtuan edhe pas rrëzimit të balonës spiune kineze. Edhe ekspertët më optimistë besojnë tani marrëdhënia mes vendeve është e vështirë dhe se do të kërkojë menaxhim të kujdesshëm dhe afatgjatë nga të dyja palët për ta mbajtur atë të qëndrueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?