FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensionet në Jalë, Vasili: Banorët kanë të drejtë kur e quajnë kryeministrin ISIS

Aksioni i radhës i Inspektoratit Kombëtar te Mbrojtës së Territorit, është pritur me reagime të forta nga banorët, mëngjesin e sotëm në Jalë. IKMT ka nisur aksionin në këtë zonë duke pasur si synim shëmbjen e ndërtimeve që janë të evidentuara pa leje. E ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ku shprehet se banorët e Jalit kanë të drejtë, kur quajnë kryeministrin ISIS.

“Banorët e Jalit të fshatit Vuno po përballen me sulmin fëlliqur dhe shkatërrimtar të kryeministrit”, shkruan Vasili në një status në Facebook.

“Pasi bëri paradë dhe tundi menderet gjithë beharin nëpër Jal, tani ky i pabesë po sulmon poshtërsisht pronat bizneset e ngritura me gjak e sakrifica”, shton më tej ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Petrit Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët e Jalit kanë të drejtë, kur quajnë kryeministrin ISIS.

Banorët e Jalit të fshatit Vuno po përballen me sulmin fëlliqur dhe shkatërrimtar të kryeministrit.

Pasi bëri paradë dhe tundi menderet gjithë beharin nëpër Jal, tani ky i pabesë po sulmon poshtërsisht pronat bisneset e ngritura me gjak e sakrifica.
Vunoi është djegur nga okupatorët disa herë, por ky kryeministër si gjakshprishur iu kaloi edhe atyre.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?