Tërmeti/ A do mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare? Meta: E rëndësishme është…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një intervistë të dhënë sot në mbrëmje për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka shprehur mirënjohjen e madhe për ndihmën e dhënë nga Kosova për përballimin e pasojave të rënda të tërmetit në Shqipëri. “Falenderim të madh dhe shumë mirënjohje për Kosovën për gjithçka ka bërë dhe po bën. Reagimi i autoriteteve kosovare ka qenë i menjëhershëm. Ndihma ka qenë profesionale dhe masive”, – është shprehur Meta.
I pyetur nëse do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me tërmetin, Meta ka sqaruar se “unë prej kohësh e kam shprehur angazhimin tim për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera. Padyshim dhe në të ardhmen mund të mblidhet. Por më e rëndësishme tani është të merret seriozisht zgjidhja e problemeve me të cilat përballen aktualisht banorët më të prekur nga tërmeti”, – u shpreh Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?