Terrorizmi, Gjonaj: Shqipëria përkrah aleatëve strategjikë
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndodhet në Francë, teksa ka marrë edhe në konferencën kundër terrorizmit ”No money for terror” në Paris, e organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Gjonaj u shpreh se Shqipëria do të qëndrojnë përkrah aleatëve strategjikë në zonat e krizës. “Shqipëria ka marrë masa konkrete për luftën kundër terrorizmit si edhe ka shkëmbyer informacion lidhur me terrorizmin dhe financimin e tij”.
Ministrja e Drejtësisë nënvizoi se sektori privat duhet të ndërgjegjësohet për përgjegjësitë për pastrimin e parave. “Sektori privat luan një rol të rëndësishëm kundër financimit të terrorizmit dhe duhet të ndërgjegjësohet për përgjegjësitë për pastrimin e parave”.

Në fjalën e mbajtur prej saj, Ministrja Gjonaj vuri theksin te mbështetja e vendosur e dhënë nga Shqipëria në luftën globale kundër terrorizmit, përmes pranisë së saj përkrah aleatëve tanë në zonat e krizës, si dhe te masat konkrete legjislative dhe institucionale të ndërmarra nga qeveria shqiptare për parandalimin dhe hetimin e fenomenit të ekstremizmit dhe terrorizmit.
Përfshirja e Shqipërisë në strukturat dhe rrjetet ndërkombëtare ka bërë tashmë një nivel të lartë shkëmbimi të informacionit lidhur me terrorizmin dhe financimin e tij.
“Mbetet ende shumë për t’u bërë për të siguruar rezultate efektive në sfidat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe financimit të tij. Rritja e nivelit të brendshëm të bashkëpunimit mes autoriteteve kombëtare ligjzbatuese në shkëmbimin e informacionit dhe kryerjen e veprimeve – pavarësisht varësisë hierkarkike – është një faktor kyç për maksimizimin e rezultateve”, ka theksuar ministrja Gjonaj.
Sipas saj, një rol të rëndësishëm në luftën kundër financimit ka edhe sektori privat, i cili duhet të ndërgjegjësohet dhe të mbahet përgjegjës në rast shkeljeje të legjislacionit për pastrimin e parave.
Në përfundim të fjalës së saj, Ministrja theksoi rëndësinë që kanë proceset integruese në BE në forcimin e bashkëpunimit dhe rezultatet në luftën kundër krimit.
Për këtë qëllim, vlerësoi ajo “është e rëndësishme mbështetja e Shteteve anëtare të BE dhe të republikës Franceze në veçanti në hapjen e procedurave të aksesimit të Shqipërisë në hapësirën e përbashkët europiane.
Xhafaj në Francë: Lufta kundër terrorizmit, jetësor koordinimi mes shteteve
KOHA JONË SONDAZH

