Thaçi-Meta: Bashkëpunim për vlerat euroatlantike dhe perëndimore
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot se gjatë vizitës në Tiranë u takova me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ku në fokus të bisedimeve, ishte vlerat euroatlantike dhe perëndimore dhe bashkëpunimi mes dy shteteve tona.
Në një postim në Facebook, Presidenti Thaçi shprehet se: “Gjatë qëndrimit tim në Tiranë, zhvillova një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona. Duhet vazhduar me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore, për të forcuar demokracinë parlamentare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë”.
“Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa Kosova, pas MSA-së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE. Orientimi kah vlerat euroatlantike dhe perëndimore është njëra ndër të arriturat më strategjike të shqiptarëve në këtë shekull. HT”, shkruan Thaçi.

