The Guardian:”Asnjë lider nuk ka një zyrë si Edi Rama, Kryeministri artist” (FOTO)
“Asnjë lider nuk ka një zyrë si Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë”. Kështu shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian”, në artikullin kushtuar pikturave të Ramës, të cilat gazetari i cilëson me shumë ngjyra dhe të vecanta.
Gazeta britanike nxjerr në pah dimensionin e Ramës si artist dhe përdorimin e artit si instrument ndryshimi në politikë. Duke shkruar për vendin tonë, gazetari thekson se: “Infrastruktura është në nivele bazike, korrupsioni është endemik, por njeriu më i fuqishëm në vend gjen ende kohë për vizatuar në ditarin e tij kryeministror, dhe ka qenë i pranishëm në një nga galeritë kryesore të botës”, shkruan gazeta.
“Ha debat çështja se cili vend ka zyrën kryeministrore më të zbukuruar, Elizeja elegante, Fortesa e Kremlinit apo Salla e Madhe e Popullit në Pekin. Por asnjë lider botëror nuk ka një zyrë si të Edi Ramës, që e ka mbuluar murin me dhjetëra piktura të tijat, të cilat janë shumëngjyrëshe, të një stili abstrakt, ku ngjyrat dredhojnë në forma të ndryshme gjeometrike”, vijon artikulli.
Më tej gazetari citon kreun e qeverisë i cili gjatë një takimi në Tiranë i kishte thënë: “Nëse arti s’mund ta bëjë politikën më të shëndetshme, politika me marrëzinë e saj mund ta bëjë artin edhe më të mirë”. I ka mbushur muret e zyrës së tij në Tiranë me qindra vizatime: ngjyra, abstraksione.
Më tej në përshkrim, thuhet edhe se: “Rama nuk është një politikan me prirje artistike, por një artist në pushtet. Një ish-profesor i artit, ai nuk kishte ndërmend të hynte në jetën publike dhe kur ai e bëri, ai nuk e braktisi plotësisht karrierën e tij. Tani, mes debateve për anëtarësim në BE dhe grindjeve me fqinjët në Ballkan, Rama përgatiti ekspozitën e tij të parë të SHBA. Ka një energji të dukshme, kur ju ecni në rrugët e Tiranës ndryshe nga kudo tjetër në Ballkan: një qytet i ri, multietnik dhe fjalë për fjalë me ngjyra”,- veçon gazetari.
Ndërsa Kryeministri pohon se:”Ajo kishte një efekt zinxhir që unë nuk e imagjinoj. Pasi ndërtesat ishin me ngjyra, njerëzit pranuan të paguanin pjesën e tyre për qytetin, sepse ata e kuptuan se me ngjyra ekziston qyteti”.
R.SH



KOHA JONË SONDAZH

