Thirrja e Dhomës Amerikane të Tregtisë për Doganat: Hiqni çmimet e referencës, praktikë primitive

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço sot u bëri sërish thirrje doganave për të hequr listën e referencës. Enio Jaço e konsideroi praktikën si primitive ndaj sipas tij ka ardhur koha e eliminimit të këtij fenomeni. “Më ka bëre në mënyrë të vazhdueshme, sepse dëgjohet nga të gjithë, çështja famëkeqe e listës së referencave. Edhe pse ka pasur përmirësime them se duhet të eliminohet praktika e listës së referencave, sepse është primitive, duhet të eliminohen” tha ai.

Ndërkohë që drejtori i Doganave Gjon Bardhi u ndal te shërbimet online. “Nga 1 Janari i këtij viti Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ofron 8 shërbime online, ndërkohë që në Qershor do të shtohen edhe 22 shërbime të tjera. Punonjësit e DPD dhe Degëve Doganore janë orientuar që të asistojnë çdo qytetar apo biznes, në lidhje me këtë transformim të rëndësishëm, i cili synon lehtësimin e praktikave dhe shkurtimin e radhëve të pritjes” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?