FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tirana në festë. Veliaj fton qytetarët në bulevard për Paradën: I tregojmë botës kulturën tonë

Tirana do jetë në festë të madhe më 28 dhe 29 nëntor, dy data të rëndësishme për Shqipërinë: Dita e Pavarësisë dhe e Çlirimit të Shqipërisë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë për Report Tv fton të gjithë të vijnë në Tiranë dhe të shijojnë këtë ngjarje fantastike.

“Nesër do i tregojmë botës kulturën tonë! Sot Tirana jeton ditët më të mira, Shqipëria jeton ditët më të mira, shqiptarët po jetojnë ditët më të mira, jo ditët perfekte po jemi shumë më mirë seç kemi qenë në 111 vite shtet. Sigurisht data 28 dhe 29 ashtu si edhe dhe titujt e Tiranës prodhojnë dhe shumë ekonomi për qytetin, vijnë njerëz shqiptarë dhe sjellin familjarët e tyre nga çdo cep, kjo do të thotë që punojnë hotelet dhe punojnë restorantet dhe punon gastronomia e të gjithë strukturat mbështetëse, baret, lokalet, pub-et, diskot. Kështu që do të jetë një natë e gjatë “Nata e Bardhë” po edhe një ekonomi për qytetin, siç titulli “Kryeqyteti Europian i Rinisë” prodhoi shumë ekonomi për Tiranën. Titulli “Kryeqyteti Europian i Sportit” këtë vit ka pasur një “boom” të jashtëzakonshëm, duket sikur është një verë pa mbarim përveç atyre shkrepjeve të vogla të motit, por ka qenë vërtetë një “boom” turistik për Tiranën”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë zbuloi dhe disa prej emrave të muzikës që do të performojnë, ndërsa siguron se , kush do të vijë në koncertin e Natës së Bardhë nuk do të mbetet pa e parë artistin ose artisten e preferuar.
“Disa nga emrat tashmë janë publik. Noizy Kida, dhe të tjerë dhe besoj që yjet më të mirë të Pop Artit dhe të muzikës së mirë shqiptare do të jenë prezentë. Në rrjetet sociale jemi duke postuar dhe kam përshtypjen që do të jenë shumë pak ata që do të mungojnë. Do të jetë një koncert disa orësh. Secili prej artistëve do të ketë 30-45 minutat e veta dedikuar fansave të vet, kush do të vijë në koncertin e Natës së Bardhë nuk do të mbetet pa e parë artisin ose artisten e vet të preferuar”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?