Tirana në shtetrrethim, Rama nxjerr ”live” Arben Ahmetajn për Rrugën e Kombit
Një pjesë e mirë e kryeqytetit ka kaluar në shtetrrethim gjatë ditës së sotme, ku mbi 1 mijë policë janë angazhuar te Gjykata e Tiranës, ku po zhvillohet seanca për 23 të arrestuarit në Kukës.
E megjithatë për qeverinë Rama dita vijon normalisht, teksa kryeministri ka shpërndarë videon live nga komisioni i ekonomisë, ku Arben Ahmetaj po jep sqarime lidhur me atë që ka ndodhur në Rrugën e Kombit.
Ministri po u jep shpjegime kolegëve të tij socialiste, për skemën që do të aplikohet për përdoruesit e shpeshtë të rrugës së Kombit dhe banorëve të zonës së Kukësit.
Teksa sqaroi dhe njëherë se si ka nisur proces i maturuar i filluar në vitin 2011 ai komentoi edhe protestat e opozitës, të cilat vazhdojnë edhe ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës.
“E gjithë përqasja që ka opozita sot është politike, destabilizuese dhe s’ka të bëjë fare me qytetatrët që në të drejtën e tyre mund të ankohen për tarifën e përdorimit të rrugës”, tha Ahmetaj.
Ndërkohë seanca gjyqësore për të arrestuarit në Kukës vijon pa praninë e mediave. Pas konfrontimit me Policinë një pjesë e deputetëve të opozitës janë lejuar që të hyjnë brenda në sallë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155709720526523/
KOHA JONË SONDAZH

