Tonin Vocaj reagon për herë të parë pas dorëzimit të detyrës

Tonin Vocaj ka shkruar një letër falënderimi pas largimit të tij nga detyra si drejtor i Policisë së Tiranës. Vocaj do të zëvendësohet nga Elton Alushi.

” Falë bashkëpunimit Tuaj të palodhur dhe përkushtimit të pashoq, situata kriminale në qytetin tonë ka njohur stabilizim të dukshëm. Ky vit ka regjistruar vetëm 8 vrasje, nga të cilat vetëm një rast me prapavijë krimi të organizuar, 7 vrasje të zbuluara dhe të dokumentuara me prova të pakundërshtueshme ligjore. (për vrasjen e ndodhur me date 13.11.2024, po punohet nga një grup i posacëm hetimor).

Reduktimi i krimeve në volum ka qenë i dukshëm është evident një ulje të ndjeshme të vjedhjeve dhe veprave penale kundër personit. Siguria në shkolla dhe lufta pa kompromis kundër shpërndarësve të lëndeve narkotike ka qenë një konstante në punën tonë.

Po kështu ky qytet është vizituar nga miljona turistë të cilët fal Jush kanë gjetur një ambjent të sigurtë. Dua të vë në pah përparimet e arritura në Bashkinë e Krujës, e cila ka kaluar në juridiksionin tonë rreth një vit e gjysmë më parë. Situata e rendit dhe sigurisë atje është shumë më e stabilizuar se më parë, dhe kultivimi i bimëve narkotike në territorin e bashkive Tiranë, Kamëz dhe Vorë është pothuajse inegzistent”, shkruan Vocaj.

SHKARKO APP