Topalli: Nuk ka kuorum, tani Lulzim hipi avionit dhe ik në Holandë
Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli e konsideron të manipuluar edhe votën e sotme në Kuvendin Kombëtar të partisë së saj, duke theksuar se nuk kishte kuorum. Sipas Topallit, salla e Pallatit të Kongreseve ka 2500 karrige, dhe shumë prej tyre ishin bosh.
“Nuk ka kuorum. Rrezohet Lulzim Basha! Kuvendi i Statutit te Lulzim Bashes u rrezua bashke me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin. Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige, shume prej te cilave ishin bosh gjate gjithë votimit, ndërkohë që Kuvendi sipas Lulzim Bashes ka 7000 delegatë.
Sot u perserit ajo qe ka ndodh rreth nje vit me pare kur u falsifikua dhe u vjedh vota e pjesëmarrja e demokrateve ne proçesin antistatuor te zgjedhje se Lulzim Bashes.
Tani Lulzim Basha hypi avionit dhe ik ne Holande; Keshtu çlirohet dhe PD nga pengmarrja”.
KOHA JONË SONDAZH

