Topalli përplaset me Bashën: Opozita nuk është kurrkund
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Jozefina Topalli i ka kërkuar llogari kryetarit të PD Lulzim Basha lidhur me mbështetjen që ky i fundit ka premtuar studentëve gjatë ditës së sotme.
Ajo e ka pyetur Bashën, se pse nuk është shprehur që para një viti për ligjin e arsimit të lartë.
“Ku ishte PD gjatë një viti që studentë kërkonin ndryshimin e ligjit?
Mbi ç’baza dhe si do mbështesë konkretisht PD këtë protestë?"
“Mendoj se nuk jemi në një linjë me fjalën tënde, sepse unë besoj se duhet kaluar nga fjalët në vepra….çfarë të të them kjo opozitë nuk është kurrkund”, ka përfunduar fjalën e saj Topalli, e cila ka mbetur pa përgjigje, pasi kryetari Basha është informuar për vrasjen e ndodhur sot në Dajt dhe më pas mbledhja është ndërprerë.
Gjatë debatit dhe pyetjeve të Topallit nuk ka reaguar askush, madje as Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

