TPZ e Ylli Rakipit shpall “NJERIU I VITIT 2022 – ENKELEJD ALIBEAJ”
Ylli Rakipi, gazetar dhe drejtues i njohur televiziv, botues i TPZ, ka publikuar “NJERIU I VITIT 2022″. Me një ironi brilante dhe stil që vetëm Rakipi e zotëron; ai ka shpallur Enkelejd Alibeaj si Njeriu i Vitit.
Ja se çfarë shkruan TPZ.al:
TPZ ka shpallur njeriun e vitit 2022, Enkelejd Alibeajn, deputet i Partisë Demokratike, i cili përgjatë këtij viti është vetëshpallur si kryetar i kësaj partie.
Ja meritat e veçanta të Alibeajt gjatë vitit 2022!
NJERIU I VITIT 2022 – ENKELEJD ALIBEAJ
Merita të veçanta për:
*Vetëshpalljen kryetar i PD-së: Është shpallur nga vetja, Gaz Bardhi dhe Yuri Kim.
*Mungesën totale të turpit: Është një nga njerëzit e rrallë, që nuk i funksionon emocioni i turpit.
* Shërbimet ndaj Edi Ramës: Po i shërben aq shumë, sa edhe vetë Rama ndihet i habitur.
*Mbajtjen e vulës: Aq shumë e dashuron vulën e PD-së, sa thonë se e mban në krevat edhe kur fle.
*Dashurinë me ndërkombëtarët: E do shumë Yuri Kim dhe ambasadorët, por u shkakton alergji anëtarëve të PD-së.