Tra në Surrel, Kërpaçi dhe Këlliçi: Të rinjtë do largojnë Ramën (VIDEO)
Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi dhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, pas protestës në Surrel fare pranë banesës së Kryeministrit Edi Rama, ku vendosën një tra me mbishkrimin “Dalja falas”, në një deklaratë nga bulevardi përballë kryeministrisë, kanë sqaruar çështjes e shoqërimit të tyre.
Ata tregojnë se të rinjëve ju janë marrë kartat e idenditetit për ti proceduar më pas, e për të nisur nga shoqërimet. Këlliçi u shpreh se policët ishin gati të arrestonin deputeten e LSI-së, por më pas një urdhër politik u dha për të liruar të rinjtë.
”Mbasi vendosëm traun te kryeministri për ti treguar dhe njëherë se ai nuk mund të bëjë çfarë të dojë me qytetarët shqiptarë të rinjve iu morën kartat e identitetit nga policia për ti proceduar. Në atë moment unë si Kryetare e LRI, por edhe si deputete përfaqësuese e rinisë në parlament nuk mund të lejoja që të rinjtë të procedoheshin duke shkuar dhe komunikuar me policinë e shtetit dhe duke i kërkuar që të më merrnin dhe të më procedonin mua dhe Belindin si organizatorë”,tha deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi.
Më tej Kërpaçi u shpreh se protestat e të rinjëve, janë rruga për ti treguar Ramës se ai është e keqja e këtij vendi.
”Protestat sapo kanë nisur dhe mos të harrojnë që Shqipëria u përket të rinjve, dhe ne do të luftojmë për të rinjtë për kauzat e tyre për problemet e qytetarëve dhe të jemi bashkë me ta në protestë për ti treguar Edi Ramës që ai është e keqja e këtij vendi duhet të largohet njëherë e përgjithmonë dhe do të jenë qytetarët shqiptarë ata që do ti vendosin kufijtë atij dhe do ti tregojnë rrugën sesi të largohet nga Shqipëria”,-shtoi më tej deputetja e LSI-së nga prononcimi përballë Kryeministrisë.
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

