Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Trazirat e përgjakshme, DW: A është Amerika ende një shembull për demokracinë dhe lirinë?

Politikë E premte, 8 Janar 2021 08:52
Trazirat e përgjakshme, DW: A është Amerika ende një shembull për demokracinë dhe lirinë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

A është SHBA ende një shembull për demokracinë dhe lirinë? Pas trazirave të përgjakshme në Kapitol po shtohen dyshimet.

“Demokracia amerikane i mbijetoi Donald Trumpit; por atij nuk i ka mbijetuar imazhi, që gëzonte deri tani në botë demokracia amerikane”, analizon politologu i njohur bullgar Ivan Krastev në intervistë për DW sulmin e mbështetësve të Trumpit në Kapitol.

Pra a mund të shërbejë më SHBA si një model për kombet e tjera? Përgjigjet ndaj kësaj pyetjeje janë krejt të ndryshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Eksperti moskovit: “SHBA nuk mund të jenë model”

Në Rusi p.sh. janë të shumtë ata që ende e kujtojnë kohën pak pas shpërbërjes së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS). „Asokohe SHBA ishin modeli ynë i madh”, thotë për DW Alexander Baunov nga Carnegie Center. Në fillim të viteve 90-të shumë rusë besonin, që gjithçka në SHBA është më mirë se në Moskë. Me kalimin e viteve u shtuan dyshimet ndaj këtij modeli, thotë eksperti i Think-Tank-ut. „Madje edhe tek forcat liberale,” mendon Baunov, i cili dikur ka punuar edhe në Ministrinë e Jashtme ruse. Amerika si model është zbehur më së voni me zgjedhjen e Donald Trumpit. Kremlini me fitoren e Trumpit ndjeu të konfirmohej këndvështrimi i tij ndaj botës, sipas të cilit shoqëritë perëndimore janë shumë më keq, ndryshe nga sa e paraqesin veten ato; Ndaj Amerika nuk mund të jetë model për kombet e tjera. Baunov mendon, se sulmi i mbështetësve të Trumpit ndaj Kongresit vetëm sa e ka përforcuar mendimin negativ të shumë rusëve ndaj amerikanëve. Një imazh, që është karakterizuar edhe prej investimeve të „dyshimta” ushtarake në botë. Sulmi ndaj Kongresit ndonëse ishte i papritur, nuk shënon ndonjë „pikë-kthese”, thotë eksperti nga Moska.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Institucionet e SHBA-së i bënë ballë sulmit”

Krejt ndryshe e sheh këtë Peter Ammon, një sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme, që nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë ambasador i SHBA-së. Edhe ai thotë, se u shokua prej sulmit ndaj simboleve të demokracisë amerikane. Por vendimtare është, se si doli „beteja” në fund. „Institucionet më shumë se 200 vjet të vjetra të demokracisë rezistuan,” analizon për ai për DW. Në fund të fundit Kongresi vendosi, që të njihet fitorja e Joe Bidenit. „Institucionet e Amerikës i rezistuan sulmit”, thotë diplomati. Amerika vazhdon të jetë „themeli i Perëndimit”. Anë e mbanë në botë po shtohet numri i regjimeve autoritare, vëren Ammon. Imazhet e sulmit në Kapitol do të karakterizojnë presidentin e ri Biden, parashikon ish-ambasadori gjerman në Uashington. Nuk duhet të ketë një „edhe më tej kështu”. Përballja mes grupeve të ndryshme shoqërore është ashpërsuar.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 16 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

“Dështim i shtetit”

Edhe përpara zgjedhjes së Donald Trump kështu ka qenë, nënvizon deputetja socialdemokrate Dagmar Freitag në bisedë për DW. Ajo është një ndër ekspertet kryesore për SHBA-në në Bundestag (parlamenti gjerman). Përpara katër vjetësh u përhap pakënaqësia ndaj Uashingtonit lidhur me zgjedhjen e Trumpit. Presidenti e ka çuar vendin në humnerë. Imazhet e trazirave në Kapitol do të mbeten në kujtesën e miliona njerëzve. Ajo e quan këtë “dështim të shtetit”. Për SHBA-në do të jetë e vështirë “të mbetet një komb lider që mishëron vlerat demokratike”, beson ekspertja e politikës së jashtme në partinë socialdemokrate. SHBA-së do t’i duhet mundim për ta rifituar pretendimin e të qenit model.

Demokracia rezistoi

Sigurisht funksioni i të qenit model është goditur; edhe sa i përket një ndryshimi paqësor të pushtetit në SHBA, thekson në bisedë për DW prof. Britta Waldschmidt-Nelson nga Universiteti i Augsburgut. Megjithatë nuk bëhet fjalë për „dështimin e një modeli të demokracisë perëndimore”, sikurse pretendon p.sh. regjimi në Iran. Eshtë pikërisht e kundërta, mendon historiania. Demokracia e SHBA-së, institucionet në fund të fundit kanë rezistuar. „Madje demokracia rezistoi pavarësisht armiqësive të forta të populistëve dhe një turme të acaruar”, thotë prof. Britta Waldschmidt-Nelson. Një rrezik mbetet megjithatë, që shumë amerikanë rrezikojnë të humbasin besimin tek funksionimi i sistemit të tyre.

Etiketat e lidhura

amerikademokracidhunekaosliritrazira
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 4 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 12 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 15 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 34 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.