Tritan Shehu: “Shengeni” Vuçiç-Rama bie ndesh me kushtet për integrim

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu shprehet se projekti i Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç për “Shengenin Ballkanit” nuk mbështetet nga BE.

Shehu citon dokumentin e Francës për zgjerimin e BE-së, në të cilin nuk përmendet asnjë mbështetje për idetë rajonale.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shengeni” Vuçiç-Rama, ndesh me kushtet për integrim. Propozimi i djeshëm i Francës për pranimin e Ballkanit Perendimor në BE ka një detyrim racional për vendet tona:
“Lidhjet më të ngushta me Bashkimin Evropian janë mënyra e vetme që këto vende të ndërtojnë ose konsolidojnë shtetet bazuar në shtetin e së drejtës dhe shoqëritë e hapura dhe pluraliste, të ndjekin zhvillimin e tyre ekonomik dhe shoqëror, t’i japin rinisë së tyre një perspektivë për të ardhmen dhe të promovojnë pajtimin midis popujve”- shkruhet aty.
Pra ky imponon si mënyrën e vetme të standarteve për integrimin “lidhjet më të ngushta me BE”, për të arritur tek shteti i të drejtës e deri te bashkëjetesa në Rajonin tonë.
Në nivel rajonal kjo do të thotë që partneritetet strategjike duhet t’i realizojmë me vendet e BE që kemi në Rajon apo fqinjë, fatmirësisht ne kemi Italinë e Greqinë që janë edhe në NATO, gjë që do të na afrojë me Europën.
Ndërsa me inisiativen e Vuçiç, Rama kërkon të na fusë në tjetër “Union” strategjik rajonale larg modeleve të Brukselit, me Serbinë që nuk e konsideron jetike anëtarësimin në BE e as marrëdhëniet me ShBA, që nuk e ka në axhendë hyrjen në NATO, përkundrazi është e lidhur me Eurasian e Rusinë.
Ne që aspirojmë tek Perendimi e BE pa dyshim duhet ta hedhim poshtë këtë “ofertë” si ndesh me interesat tona, që fatkeqësisht duke u artikuluar në “shqip” bëhet më e rrezikshme edhe për konfuzionin që krijon kështu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?