Trump dhe Putin do të takohen në të njëjtin vend ku u takuan Regan-Gorbaçov

Presidenti i ri amerikan Donald Trump dhe Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të takohen së shpejti.

Sipas raportimeve të mediave në Britani të Madhe, udhëtimi i parë i Trump do të jetë në Islandë për të marrë pjesë në një samit ku i pranishëm do të jetë dhe Presidenti Putin.

Ky samit do të zhvillohet brenda pak javëve pas Trump të marrë zyrtarisht detyrën si President më 20 Janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi i Trump më Putin i ngjan atij të 30 viteve më parë mes Ronald Reagan me Mikhail Gorbachev në të njëjtin vend, në kryeqytetin islandez Rejkjavik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi mes tyre në samit do të jenë ndoshta një mundësi për të zbutur tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë, që kanë pasur me shtimin e sanksioneve ndaj Moskës nga Presidenti Barack Obama.

Dje Presidenti Trump deklaroi se do të marrë në konsideratë heqjen e disa sanksioneve të vendosura, nëse Rusia ndihmon dhe punon me SHBA-në për të luftuar terrorizimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?