Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 13:13 Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO) Jakup Krasniqi mbërritur sot në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku u pritur nga familjarët. Ardhja e tij në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Trump: Shkurtim mijëra punonjësve të qeverisë amerikane në periudhë prove

Bota E premte, 14 Shkurt 2025 07:09
Trump: Shkurtim mijëra punonjësve të qeverisë amerikane në periudhë prove
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Administrata Trump të enjten intensifikoi përpjekjet e saj gjithëpërfshirëse për të zvogëluar numrin e punonjësve të qeverisë federale, punëdhënësit më të madh të vendit, duke urdhëruar agjencitë të shkarkojnë pothuajse të gjithë punonjësit në periudhë prove, që nuk kishin fituar ende mbrojtjen e shërbimit civil, duke prekur kështu ndoshta qindra mijëra punonjës.

Përveç kësaj, punonjësit në disa agjenci u paralajmëruan se do të kishte shkurtime të mëdha të vendeve të punës.

Vendimi për punonjësit në provë, të cilët në përgjithësi kanë më pak se një vit në punë, erdhi nga Zyra e Menaxhimit të Personelit (OPM), e cila shërben si departament i burimeve njerëzore për qeverinë federale. Njoftimi u konfirmua nga një person i njohur me këtë çështje, i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar për ta diskutuar çështjen publikisht.

Ky pritet të jetë hapi i parë në shkurtimet gjithëpërfshirëse në të gjithë qeverinë federale. Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të martën që i udhëzonte udhëheqësit e agjencive të planifikonin “reduktime në shkallë të gjerë të forcës” punonjëse.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Elon Musk-u, të cilit Presidenti Trump i ka dhënë liri të gjerë për të ulur shpenzimet e qeverisë me Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë që ai drejton, i bëri thirrje të enjten vendit që të “fshijë agjenci të tëra” nga qeveria federale.

“Mendoj se duhet të fshijmë agjenci të tëra, në vend që t’i lëmë të vazhdojnë”, tha zoti Musk ndërsa foli nëpërmjet një lidhjeje me video në Takimin e nivelit të lartë të Qeverive Botërore në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. “Nëse nuk i heqim rrënjët e barërave të këqija, atëherë është e lehtë që bari të rritet përsëri”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Paul Light, ekspert për qeverinë federale dhe profesor i shërbimit publik në Universitetin e Nju Jorkut, tha se dukej sikur administrata po “shpikte metoda të reja për të shkatërruar kapacitetin e qeverisë”.

Duke pushuar punonjësit nga puna, qeveria do të jetë në gjendje të realizojë më pak gjëra.

“Është një zhbërje masive e asaj që bëjnë agjencitë federale”, tha ai.

Urdhri i së enjtes ishte një zgjerim i udhëzimeve të mëparshme nga OPM-i, që u tha agjencive në fillim të kësaj jave se punonjësit në provë duhet të pushohen nga puna nëse nuk i përmbushin standardet e larta. Nuk është e qartë se sa punonjës janë në periudhë prove. Sipas të dhënave të qeverisë të mbajtura nga OPM-i, deri në mars 2024 ishin 220,000 punonjës me më pak se një vit në punë.

Mund t'ju interesojë

Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve

Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve

Para 17 minutash
Armët me rreze të gjatë të Ukrainës: Khmara njofton trefishim të prodhimit deri në 2027

Armët me rreze të gjatë të Ukrainës: Khmara njofton trefishim të prodhimit deri në 2027

Para 20 minutash
Frederik Vesslau: BE-ja pret reforma nga Serbia, më pas qasje ndaj Kosovës

Frederik Vesslau: BE-ja pret reforma nga Serbia, më pas qasje ndaj Kosovës

Para 1 ore

Largimi i punonjësve në periudhë prove filloi në fillim të kësaj jave dhe ka përfshirë punonjësit në Byronë e Mbrojtjes Financiare të Konsumatorit dhe Departamentin e Arsimit.

Të paktën 39 punonjës u pushuan nga Departamenti i Arsimit të mërkurën, sipas një sindikate që përfaqëson punonjësit e agjencive, përfshirë punonjës të të drejtave civile, specialistë të arsimit të posaçëm dhe zyrtarë të ndihmës studentore.

Forca e punonjësve të shërbimit civil federal, duke mos përfshirë personelin ushtarak dhe punonjësit e postës, përbëhet nga rreth 2.4 milionë persona. Ndërsa rreth 20% e punonjësve janë në Uashington dhe shtetet fqinje Maryland dhe Virginia, mbi 80% jetojnë jashtë rajonit të Kapitolit.

Përpjekja fillestare e Presidentit Trump për të zvogëluar fuqinë punonjëse ishte programi i dorëheqjes, i cili ofronte t’i paguante njerëzit deri më 30 shtator nëse ata pranonin të largoheshin. Shtëpia e Bardhë tha se 75,000 persona u regjistruan dhe një gjykatës federal hoqi një pengesë ligjore për programin të mërkurën.

Megjithatë, numri i punonjësve që e pranuan ofertën ishte më i vogël se objektivi i administratës dhe Presidenti Trump e ka bërë të qartë se do të ndërmerrte hapa të mëtejshëm për të vazhduar shkurtimet.

Punonjësve në Fondacionin Kombëtar të Shkencës dhe Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban iu tha këtë javë se priteshin reduktime të mëdha në fuqinë punëtore, në disa raste një përgjysmim i forcës punonjëse, sipas një personi të njohur me situatën, i cili foli në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar për ta diskutuar atë.

Fondacionit Kombëtar të Shkencës iu tha të priste një reduktim prej 25% deri në 50% të forcës punonjëse brenda dy muajve, ndërsa Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban iu tha të planifikonte një reduktim prej 50%, tha personi.

Punonjësit në Administratën Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës po përgatiteshin gjithashtu të enjten për reduktime në forcën punonjëse.

Urdhri që Presidentin Trump nënshkroi të martën përcaktoi se funksionet e qeverisë që nuk kërkohen me ligj do të kenë përparësi për shkurtime dhe punësimet do të kufizohen. Me përjashtime për funksione të tilla si siguria publike, vetëm një punonjës do të mund të shtohet për çdo katër që largohen. Për më tepër, punësimet e reja në përgjithësi do të kishin nevojë për miratimin e një përfaqësuesi të departamentit DOGE, duke zgjeruar kështu ndikimin e ekipit të zotit Musk./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)
Para 8 minutash

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)

Real Madrid “blindon” Arda Guler, rinovon kontratën deri në vitin 2032
Para 11 minutash

Real Madrid “blindon” Arda Guler, rinovon kontratën deri në vitin 2032

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të vendosë për ty
Para 16 minutash

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të ven...

Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve
Para 17 minutash

Sulm kibernetik në SHBA: Rubio hedh poshtë dyshimet për valën e ndërprerjeve

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 15 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 14 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 4 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 18 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.